Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku te Mattarella në Quirinale, më 10 qershor

Papa Françesku dhe presidenti i Italisë Sergio Mattarella, 20.11.2016 - REUTERS

16/05/2017 14:52

Të shtunën, më 10 qershor, Papa Françesku do të shkojë për vizitë zyrtare në Presidencën e Italisë, në Quirinale. Lajmin e dha sot drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke. Me këtë gjest, pohoi zëdhënësi i Vatikanit, Papa dëshiron t’i kthejë vizitën presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella, i cili pati ardhur në Vatikan më 18 prill 2015. Ati i Shenjtë ka qenë në Quirinale edhe më 14 nëntor 2013 për t’u takuar me presidentin e atëhershëm, Giorgio Napolitano.

Aktualisht, ndërmjet Papës dhe presidentit Mattarella ka marrëdhënie shumë të mira, bazuar mbi respektin e ndërsjelltë. Kreu i shtetit italian nuk mungon ta citojë shpesh Papën Françesku, sidomos mesazhet e tij mbi tema si: paqja, emigracioni, problemet e punës dhe të brezave të rinj. Madje, e pati përmendur edhe në fjalimin e shqiptuar kur mori detyrën, më 3 shkurt 2015, duke kujtuar fjalët e ashpra të Papës “kundër të korruptuarve, njerëzve me sjellje të mira, por me zakone të këqia”, të cilat vetë Ati i Shenjtë i pati thënë  një vit më parë, gjatë meshës për parlamentarët në Shën Pjetër. Po këto fjalë janë publikuar në librin e Papës me titull “Shërimi nga korrupsioni”.

16/05/2017 14:52