Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku, Macron: kërkimi i së mirës së përbashkët pa harruar të braktisurit

French President Emmanuel Macron wears a Paris 2024 pin and waves goodbye after a meeting with the International Olympic Committee (IOC) Evaluation Commission at the Elysee Place in Paris, France May 16, 2017. REUTERS/Gonzalo Fuentes - REUTERS

16/05/2017 13:05

Papa Françesku i bënë “urimet më të mira” presidentit të ri francez Emmanuel Macron. “I kërkoj Zotit t'ju mbështesë – shkruan në një telegram – që vendi juaj, Franca, besnike ndaj shumëllojshmërisë së pasur të traditës së vet morale e trashëgimisë së vet shpirtërore, karakterizuar edhe nga tradita e krishterë, të kujdeset gjithmonë për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e vëllazërore”.

Ati i Shenjtë Bergoglio uroj që Kreu i ri i Shtetit, “në respektimin e dallimeve e të vëmendjes ndaj njerëzve që janë në gjendje të paqëndrueshme e të mënjanuar”, të kontribuojë në fushën e “bashkëpunimit e të solidaritetit ndërmjet kombeve”. “ Franca  - është urimi tij – të vazhdojë të “favorizojë në Evropë e në botë, paqen e të mirën e përbashkët, respektimin e jetës e të dinjitetit të çdo personi e të gjithë popujve”.

Së fundi, Papa i drejtohet me gjithë zemër Zotit duke kërkuar bekimin për Presidentin dhe të gjithë banorët e Francës. Kështu, pra, shkruan Papa Françesku në një telegram dërguar Presidentit të ri francez Emmanuel Macron.

16/05/2017 13:05