Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

T’ia besojnë veten Virgjërës Mari, përmes Rruzares Shenjte.

Papa Françesku para shtatores se Zojes se Fatimes, ne sheshin e shen Pjetrit ne Vatikan, - RV

15/05/2017 10:53

Jemi në muajin maj e Kisha n a fton t’i drejtohemi Virgjërës Mari, përmes lutjes së uratës së Rruzares Shenjte. E Nëna e Krishtit na fton  t’i lartojmë sytë drejt  amshimit,  të shikojmë lart e të kujtojmë se jeta e njeriut nuk mbaron këtu poshtë; jeta nuk përfundon në të sotmen; jeta tokësore shkon drejt jetës së pasosur, që përplotëson gjithçka e përmban kuptimin e gjithçkaje. Jeta është shtegtim. 

Eshtë e pasosur, na thotë Virgjëra Mari e na kujton se kraharuar kemi një orë, zemrën, që mat të gjithë sekondat e që  na kujton: “Je në shtegtim! Po ecën! Mos u ndalo! Shiko larg: kush shtegton duhet të mendojë gjithnjë për cakun! Nga qielli, Zoja nuk pushon së na bëri thirrje. Na thotë: “Kujdes, kij mendjen, mos e lërë veten të gënjehesh nga joshjet që të presin rrugës: më e bukura vjen pas. Bukuria shfaqet në fund.

E vetëm në perspektivën e ardhmërie me Hyjin, ndriçohet e sotmja e fitojnë kuptim të gjitha provat e jetës. Pikërisht sepse me Hyjin e në Hyjin, Zoja është edhe shumë pranë secilit nga ne. I njeh zemrat tona, mund t’i dëgjojë lutjet tona, të na ndihmojë me mirësinë e saj amtare, sepse Zoti na e ka dhuruar si Nënë që na dëgjon gjithnjë, që është gjithnjë pranë nesh e, duke qenë Nënë e Birit, merr pjesë në pushtetin e  Birit. Mund t’ia besojmë gjithë jetën tonë mirësisë së kësaj Nëne, që nuk është larg asnjërit nga ne. Mbretëreshës së paqes, që e kundrojmë në lumninë qiellore, t’ia besojmë edhe një herë ankthet e njerëzimit në çdo skaj të botës së trazuar nga dhuna.

Lutje Zojës Rruzare

“O Zoja Rruzare, na ndihmo ta çojmë Krishtin në familje, kisha të vogla shtëpijake e qeliza të shoqërisë. Ndihmona të gjejmë rrugët e nevojshme baritore, për t’i hapur Krishtit rrugën e takimit me të rinjtë, që janë të etur për të vërtetën e idealet, pikërisht atëherë kur duket sikur i mohojnë.

Na bëj të aftë për të ungjillëzuar botën e punës, të ekonomisë, të politikës, që ka nevojë për një brezni laikësh kristianë të impenjuar, të aftë për të kërkuar me kompetencë e rreptësi morale, rrugëzgjidhje për një zhvillim të qëndrueshëm.

Bëj që të vijmë, gjithnjë më me devocion, tek Shenjtërorja jote, për të kërkuar ndihmë nga Ti, o Nënë e mëshirshme e e pushtetshme,  me bindjen se nuk do të mbetemi kurrë të zhgënjyer.

T’ ia besojmë veten Zojës Rruzare

O Nëna e ëmbël e Jezusit e Nëna jonë, në sa vijojmë ecjen në rrugën e vështirë të jetës, gjunjëzohemi sot para Teje e të falënderojmë për mbrojtjen tënde, për dashurinë e mirësinë tënde e, duke të siguruar se shpresojmë në Ty, të shpallim përsëri sot, kur mbarë bota katolike të kremton si Zojën e Rruzares, Pajtoren tonë të parë, Nënën tonë të pushtetshme.

Ty t’i besojmë familjet tona e mbarë familjet shqiptare, që t’i mbrosh, në sa  tronditen nga divorce të shumta e ndarje të dhimbshme. Dëgjoje, o Nënë, britmën e bijve të tu, që kërkojnë një familje të bashkuar, e edukoji me dashurinë për njëri-tjetrin. Ndihmoji familjet, që kalojnë çaste të vështira, që vuajnë në trup e në shpirt, që ndoshta u mungon edhe buka e përditshme. Ndërmjetëso pranë Zotit t’u japë hirin e ndihmës e të dashurisë.

Virgjër Mari, Zojë e Rruzares shnjte, që je kudo në trojet tona e tujat shqiptare, të munduara në shekuj: ndihmoi të rinjtë e kësaj toke, ji për ta Nënë e Motër. Mbi jetën e tyre shpesh ndikon mjedisi i prishur, që i tundon të hyjnë në rrugën e drogës e të dëfrimeve shkatërrimtare. Lutju Zotit t’u japë të rriturve hirin ta ndjejnë thellë përgjegjësinë që kanë si edukatorë të breznive të reja!

Shikoi, o Mbretëresha jonë, nevojat e vëllezërve e të motrave që, duke iu përgjigjur thirrjes së Birit tënd, ia kushtojnë gjithë jetën kauzës së Ungjillit. Dhurona sa më shumë thirrje për rrugën meshtarake, në mënyrë që çdo bashkësi të ketë Barinë e vet, e rregulltarët e Shenjtorët t’i dëshmojnë popullit, me jetën e tyre, vlerën e pazëvendësueshme të Ungjillit.

Në gjunjë para teje, o Nënë, të rrëfejmë varfërinë tonë: lutju Zotit për ne, të na japë dhuratën e fesë së fortë, që bëhet lutje, bëhet zell, bëhet flakë, e ngroh e ndrin botën.  Jepi Kishës në atdheun tonë, hirin e shenjtërisë, që kështu  Krishti, Biri yt, të kënaqet me të, duke e parë gjithnjë të re, pa rrudha e pa njolla.

Pranoi këto dëshira, që po t’i paraqesim sot në Ditëlindjen tënde, o Zojë, të sigurtë se do të na i nxjerrësh hiret që po të kërkojmë, sepse nuk është dëgjuar kurrë në këtë botë që ndokush të ketë kërkuar ndërmjetësimin Tënd të pushtetshëm e të ketë mbetur i zhgënjyer, o e  dhimbëshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari.

15/05/2017 10:53