Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 15 maj kalendari kishtar përkujton Shën Izidorin, bujk, laik.

Qengji i Hyjit qe shlyen mekatet e botes - RV

15/05/2017 09:46

Më 15 maj kalendari kishtar përkujton Shën Izidorin, bujk, laik. Izidori u lind në Madrid rreth vitit 1070 dhe u largua nga shtëpia shumë i ri, për të punuar si bujk. Falë punës së tij, fushat, që deri atëherë prodhonin pak, u bënë shumë pjellore. Merrte pjesë në meshë çdo ditë dhe i kushtonte aq shumë kohë lutjes, saqë disa nga bashkëpunëtorët e paditën se i hiqte kohën punës.

Kur Madridin e pushtuan Almoravidët, u zhvendos në Torrelaguna, ku u martua me një grua me emrin Mari. Familja e Izidorit dhe e Marisë ishte strehë e sigurt për të varfrit. Asnjë i varfër nuk u largua nga shtëpia e tij pa një lëmoshë. Vdiq më 15 maj 1130 dhe turpi i tij ruhet në Kishën e Shën Andreut në Madrid.

15/05/2017 09:46