Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

LEV me 500 tituj në Sallonin e Librit, në Torino

LEV në Milano - RV

15/05/2017 13:37

Shtëpia Botuese e Vatikanit (LEV) do të paraqitet me 500 tituj në Sallonin Ndërkombëtar të Librit, në Torino të Italisë. Panairi, që sivjet feston 30-vjetorin, do të fillojë më 18 e do të përfundojë më 22 maj.

         I kushtohet vëmendje e veçantë veprave të Atit të Shenjtë. Ekspozohen të gjitha librat e tij, deri në vëllimin, që i kushtohet vizitës së tij në Milano të Italisë. Ndër veprat, që i propozohen publikut, edhe librat e Papës së nderit, Benedikti XVI, kushtuar Shkrimit Shenjt dhe teologjisë. Gjithashtu, hapet sërish ekspozita e Giovanni Chiaramonte me titull “Të jetosh përudhë”, kushtuar tweet-eve të Papës Françesku.

15/05/2017 13:37