Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Imzot Milito: Fatima na kujton se duhet të lutemi gjithnjë për paqen

Zoja e Fatimës - AFP

15/05/2017 12:56

Nga Fatima arrin një mesazh i ngarkuar me dashuri e shpresë për të ardhmen. Mbi domethënien e këtij mesazhi, na flet ipeshkvi i Oppido-Mamertina Palmi, imzot Francesco Milito, i pranishëm në shenjtërimin e dy barinjve të vegjël, së bashku me një grup nga dioqeza e tij.

Pyetje: - Imzot, ç’na kujtoi edhe një herë Papa me këtë  shenjtërim?

Përgjigje: - Që për paqen duhet të lutemi gjithnjë, që mëkatarët ekzistojnë dhe e fyejnë mirësinë dhe dashurinë e Zotit, por sidomos, që bota në cilën ne besojmë, nuk është ajo botë, në të cilën Jezusi u dëftua e pastaj e braktisi. E ndjek dhe e ndjek amësisht, me dashurinë e Zotit, përmes Zojës. Nuk është rastësi që duket shpesh Zoja – natyrisht kur Kisha i pranon dukjet – për t’i dhënë kohëve e vendeve, një mesazh të veçantë.

Pyetje: - Ç’ju preku më shumë nga fjalët, që shqiptoi Papa këtu, në Fatima?

Përgjigje: - Të prek fakti se ndoshta ishte një nga ditët më intensive, që jetuan Papët këtu, qysh prej njëqind vjetësh . E kjo tregon se Fatima mbetet gjithnjë aktuale. Edhe shenjtërimi i dy barinjve të vegjël ishte  mesazh shumë i madh. Në një kohë kur të rinjtë, e sidomos familjet, duken të çorintuara, madje disa krejt të shprishura e të shpërbëra, kush e njeh dashurinë e Luçisë dhe e di ç’ka shkruar, vëren menjëherë se familja mund të jetë e përvuajtur, e edhe e varfër, por plot me dashurinë e Zotit e me përvojë shumë të bukur familjare… Jo më kot kam bindjen se Zoja zgjedh  gjithnjë familje, që kanë shumë fe, e edhe fëmijët e këtyre familjeve. Fatima është një realitet i madh. E them gjithnjë se është teologjia e shekujve XX e XXI: Fatima ka teologjinë e historisë, na ndihmon t’i kuptojmë kohët që ndryshojnë e t’i lexojmë në dritën e Zotit: Zoti kërkon pendesë, por e bën këtë për dashuri!

15/05/2017 12:56