Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Françesku: t’ia kërkojmë gjithnjë Zotit dhuratën e paqes

Shenjtërorja e Lurdës

15/05/2017 13:22

“Në këto kohë të trazuara, themelore të kujtojmë se paqja është dhuratë, që njerëzit nuk duhet të pushojnë kurrë s’ia kërkuari Zotit: kështu shprehet Papa në një mesazh për Shtegtimin Ushtarak Ndërkombëtar të kapelanëve ushtarakë katolikë, nga 19 deri më 21 maj, në Lurdë të Francës. Tema e shtegtimit: “Jepnae neve paqen!”. 12 mijë ushtarakë, të pranishëm, ardhur nga 40 kombe.

Në mesazhin, me firmën e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, Papa i falënderon të gjithë ata, që punojnë për rikthimin dhe ruajtjen e paqes në botë. Duke i ftuar të luten për pajtimin, u kujton se “Zoti i përgjigjet gjithnjë lutjes së bijve të Tij” dhe “i përgjigjet konkretisht, duke i dhënë botës artizanë të paqes, të vëllazërimit, të solidaritetit”.

Prej këndej, nxitja e Françeskut drejtuar ushtarakëve, që “t’i kenë sytëe  ngulur tek Krishti, për të fituar mbi të keqen e urrejtjen e për të qenë dëshmitarë të njëmendtë të së vërtetës” . Së fundi Papa u shpreh afërsinë dhe mbështetjen atyre, që janë nën armë, posaçërisht në raste të rrezikshme, dhe ia beson të gjithë Zojës Lurdë.

 

15/05/2017 13:22