Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Programi zyrtar i udhëtimit të Papës në Gjenovë

Porti i Gjenovës - ANSA

15/05/2017 14:17

Salla vatikanase e Shtypit botoi sot programin zyrtar të vizitës baritore të Papës Françesku në Gjenovë, më 27 maj. Ati i Shenjtë Bergoglio do të niset për në Gjenovë të shtunën, më 27 maj, në orën 07.30, nga Aeroporti i Ciampinos, për të arritur në Aeroportin e Gjenovës rreth orës 08.15. 

Pak pas arritjes, në orën 08.30, takimi me botën e punës në Stabilimentin Ilva: këtu Papa do t’u përgjigjet katër pyetjeve.

Në orën 10.00, Françesku do të jetë në Katedralen e Shën Lorencit, ku do të takohet me ipeshkvijtë e Liguries, seminaristët, rregulltarët e zonës, bashkëpunëtorët laikë të kuries dhe me përfaqësues të konfesioneve të tjera. Edhe në këtë takim do t’u përgjigjet katër pytjeve, për të ndjekur, pastaj, pëshëndetjen e kardinalit Angelo Bagnasco.

Në orën 12.15, takimi me të rinjtë e misionit dioqezan të Shenjtërores së Zojës së Rojës, ku do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. Pastaj do të përshëndesë të burgosurit e burgut të Gjenovës, që do të jenë në lidhje televizive me takimin.

 Drekën Papa do ta kalojë mes të varfërve, refugjatëve, të pastrehëve e të burgosurve, në Sallën e Oxhakut të Shenjtërores.

Në orën 15.15, takimi me fëmijët e reparteve të ndryshme të spitalit pediatrik “Giannina Gaslini”.

Pastaj do niset me auto drejt Sheshit Kennedy ku, në orën 17.00, do të kryesojë bashkëkremtimin eukaristik e do të mbajë edhe homelinë.

 Në orën 18.30 Papa do të niset drejt aeroportit ku, te këmbët e shkallëzës së avionit, do të bekojë një shtatore të Zojës së Loretos.

Në orën 18.45, nisja nga Gjenova, për të arritur në Aeroportin e Ciampinos në orën 19.30 e, më pas, nisja me auto për në Vatikan.

15/05/2017 14:17