Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Mbretëresha Qiellore me Papën Françesku, pas shtegtimit në Fatima

Mbretëresha Qiellore me Papën - AFP

14/05/2017 12:30

Papa Françesku tha sot lutjen e Mbretëreshës Qiellore me besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit, në një atmosferë, në të cilën ndjehej akoma jehona e shtegtimit të tij në Fatima të Portugalisë, nga ku Ati i Shenjtë u kthye dje.

Ungjilli i sotëm është mesazh dashurie. Zoti na e tregon këtë përmes Birit të vet, i cili na shpjegon se askush nuk mund të shkojë tek Ati Qiellor përveçse duke kaluar përmes Tij. “Zot – i thotë Filipi, njëri nga apostujt – na trego Atin e mjaft”, duke shprehur kështu dëshirën më të thellë të njeriut: të shohë fytyrën e Hyjit. Por Zoti erdhi të na takojë përmes Jezusit, duke përvijuar kështu edhe rrugën në të cilën duhet të ecim jo vetëm për ta kërkuar, por edhe që kërkimi të mos shkojë kot, ose të mbetet i pjesshëm. “Kush më ka parë mua, ka parë Atin”, u thotë Krishti apostujve, duke dëshmuar se Ai vetë është udha e shëlbimit, në të cilën gjejmë atë horizont të së vërtetës, që është banesa e Atit Qiellor e ku plotësohet jeta e njeriut.

Shën Pjetri Apostull na kujton se në Jezusin, gur i gjallë, i hedhur poshtë nga njerëzit, por i zgjedhur dhe i çmuar në sytë e Zotit, jemi shndërruar në një popull gurësh të gjallë, jo për ta mbajtur për vete këtë dhuratë, por për t’ua çuar të gjithëve, duke shpallur veprat e mrekullueshme të Hyjit, duke dëshmuar Krishtin. Në Leximin nga Veprat e Apostujve shihet qartë përvijimi i shërbimit të Fjalës, besuar Apostujve, si edhe shërbimi i bamirësisë, që kryhej nga diakonët e zgjedhur prej të Dymbëdhjetëve.

14/05/2017 12:30