2017-05-13 18:20:00

“L’Osservatore Romano”: Papa në Fatima, vetëm për t’u lutur


“Shtegtar, ardhur vetëm për t’iu lutur ‘Zojës më të bardha’, që një shekull më parë tregoi planet e mëshirës së Zotit, edhe ai [Papa] ‘me të bardha’, ardhur për të kujtuar ata, që ‘të veshur me bardhësinë e Pagëzimit duan të jetojnë në Zotin e të thonë në Rruzare misteret e Krishtit për të arritur paqen”.

Në një editorial të drejtorit, prof. Giovanni Maria Vian, gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano” e përmbledh kështu udhëtimin e Papës Françesku në Portugali, duke nënvizuar se “gjesti i parë i Papës në Fatima ishte lutja e gjatë para shtatores së vogël të Virgjërës, së cilës i ofroi më pas homazhin e lashtë të papëve, trëndafilin e artë. Në një heshtje impresionuese, prishur vetëm nga cicërima e zogjve, pavarësisht se ishin qindra mijëra, njerëzit e pranishëm në sheshin e madh, ku gjatë 50 vjetëve të fundit kanë shkuar tre nga paraardhësit e tij.

Vian kujton një “udhëtim të mëparshëm të Papës Pali VI, i cili shkoi në Fatima të lutej për paqen”. Ashtu si ai i vitit 1967, “edhe shtegtimi i Françeskut ndërthuret me çastin bashkëkohor kontradiktor, që përmendi Sekretari i tij i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, gjatë meshës së kremtuar ndërsa po binte nata, në errësirën e pikëluar nga mijëra qirinj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.