2017-05-13 15:33:00

Panama: forum botëror i feve për fëmijërinë


Rreth 430 liderë të feve kryesore të botës dhe 60 fëmijë, ardhur nga 70 vende, së bashku me përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare, u mblodhën në Panama City për të studiuar cilat mund të jenë veprimet e aksionet, që duhen ndërmarrë, për të zhdukur çdo lloj dhune kundër fëmijëve.

“Mbrojtja e fëmijëve nga ekstremizmi i dhunshëm, nga dhuna e bandave të armatosura dhe krimi i organizuar; kultivimi i përshpirtërisë dhe ndalimi i dhunës, i shfrytëzimit dhe i abuzimeve seksuale me të miturit”, ishin pikat kryesore të këtij takimi, që përfundoi më 11 maj. Pjesëmarrësit nënshkruan një deklaratë të përbashkët, me të cilën impenjohen të punojnë së bashku për këto synime.

Ky takim, në edicionin e tij të pestë, është mbajtur edhe më parë, në Tokio, Gjenevë, Hiroshimë dhe Dar es-Salam. Në Rrjetin Global të Feve në favor të fëmijëve bëjnë pjesë anëtarë të hebraizmit, krishterimit, islamizmit dhe budizmit, të cilët realizojnë programe rajonale dhe lokale, që synojnë përmirësimin e jetës së fëmijëve në Amerikën Latine, Afrikë, Evropë, në Azinë Jugore, Karaibe dhe në Lindjen e Mesme. 








All the contents on this site are copyrighted ©.