Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Ipeshkvi i Leiriës, në Fatima: Papa, profet botëror kundër mureve

Papa Françesku në Fatima - ANSA

13/05/2017 15:38

Përfundoi pra, udhëtimi i 19-të apostolik i Papës Françesku, shtegtimi i tij te Zoja e Fatimës në Portugali. Në sytë e të gjithëve mbeti përshëndetja e fundit e Atit të Shenjtë, ajo shami e bardhë, që së bashku me shamitë e bardha të 500 mijë besimtarëve, ndër të cilët edhe një grup shqiptarësh, i dhanë lamtumirën Zojës, mbajtur në krah në procesion, në fund të meshës për shenjtërimin e dy prej barinjve, të cilëve iu duk Virgjëra Shenjte: Françesku e Gjaçinta Marto.

Ati i Shenjtë Françesku mori me vete edhe përshëndetjen e ipeshkvit të Leirës, imzot Antonio Marto, i cili solli në meshë “përqafimin dhe dashurinë e gjithë popullit katolik të Portugalisë dhe të të gjithë grave e burrave vullnetmirë”. Ju duan shumë, i tha ipeshkvi Papës. “Secili i ka sytë e ngulur te Papa Françesku – theksoi imzot Marto – si një zë profetik, që dëgjohet qartë në skenën botërore plot me rreziqe e frikë, në gjendje të shembë muret e ndarjes, të ndërtojë ura takimi ndërmjet njerëzve dhe popujve, të jetë zëri i atyre, që nuk kanë zë (të varfërit, të vuajturit e të mënjanuarit), të hapë rrugë shprese dhe paqeje”.

13/05/2017 15:38