Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Në Fatima, me Papën Françesku, për njëqind vjetorin e dukjeve

Shtegtarët drejt Fatimës - RV

12/05/2017 10:32

“Na e mëso dashurinë tënde prej nëne për të vegjlit e të varfërit, të dëbuarit e të vuajturit, mëkatarët e zemërhumburit; mblidhi të gjithë nën mbrojtjen tënde, e të gjithë  lëshoi në dorë të Birit tënd të dashur!”.

Ipeshkvijtë spanjollë përsërisin aktin e shqiptuar nga Papa Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit, më 13 tetor 2013, për t’ia besuar njeriun e njerëzimin, Virgjërës Mari, shkruan l'Osservatore Romano më 4 prill 2017. Ishte episkopati iberik, që ia kërkoi Papës Lutjen mariane, në përfundim të mesazhit, përgatitur për njëqindvjetorin e dukjeve të Zojës në Cova d’Iria:

“Së bashku me Papën Françesku, shtegtarë të shpresës e të paqes” -  kështu titullohet dokumenti, përmes të cilit ipeshkvijtë e ftojnë gjithë bashkësinë katolike të bashkohet shpirtërisht me Papën gjatë shtegtimit, që e nisi sot  në shenjtëroren portugeze, ku do të jetë edhe nesër, për të kremtuar solemnisht 100-vjetorin e dukjeve dhe shenjtërimin e barinjve të  vegjël  Francisco e Giacinta Martò, dëshmitarë, së bashku me kushërirën e tyre, Luçinë dos Santos, të dukjeve të Zojës së Bekuar.

Ky i Zojës së Fatimës - kujtojnë ipeshkvijtë - është një devocion posaçërisht i rrënjosur në ndjenjat popullore. Shenjtërorja është bërë prej kohe vend  shtegtimesh për mijëra njerëz. Edhe për vetë papët, që  shkelën këtu si shtegtarë. Duke nisur nga Pali VI, me rastin e 50-vjetorit të dukjeve. Për të mos kujtuar shtegtarin e madh, Gjon Palin II, që pati lidhje të fuqishme shpirtërore me këtë vend mrekullish. Deri te Benedikti XVI, që shtegtoi në Fatima më 2010. E sot, edhe Françesku…

Ipeshkvijtë i ftojnë besimtarët ta kuptojnë domethënien e thellë të dukjeve, duke i shikuar lidhur ngushtë me planin shëlbues të Zotit e ta marrin si model, për t’i dhënë një hov të ri ungjillëzimit, pikërisht gjuhën e thjeshtë, me të cilën u foli Zoja vegimtarëve, duke i ftuar, përmes tyre, të gjithë njerëzit për kthimin e zemrave e për lutjen e dalë nga shpirti, drejtuar kah qielli!

12/05/2017 10:32