2017-05-11 14:53:00

Afërsia e Papës për vdekjen e tri motrave rom në Centocelle


Papa Françesku ngushëlloi familjen rom Haliloviç, e cila, në natën ndërmjet 9 e 10 majit, humbi tri vajzat, 20, 8 dhe 4 vjeç. Një zjarr në kamperin e tyre në lagjen Centocelle të Romës u shkaktoi vdekjen. Dje pasdite, Lëmoshtari papnor, imzot Konrad Krajewski, njofton një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, shkoi për vizitë e për t’i çuar familjes përshëndetjen e Papës dhe një ndihmë konkrete. Ai u takua me prindërit e vajzave dhe me tetë vëllezërit e motrat e tjera.

Ndërkaq, në një video të zonës shihet një person, që hedh një shishe të ndezur drejt kamperit. Duke analizuar imazhet, magjistratura po formulon akuzën për zjarrvënie të qëllimshme dhe për vrasje, ndoshta, rezultat i konfliktit ndërmjet vetë familjeve rom. Tani për tani, përjashtohet pista e urrejtjes racore. Lagjja Centocelle është mbushur sot me parrulla dhe pankarta ku shkruhet: “Jemi të gjithë antiracistë!”. Njerëzit vendosin lule për kujtimin e viktimave.








All the contents on this site are copyrighted ©.