Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: zemra ime sot është në Lujan, tek Nëna e Argjentinës

Papa para Zojës së Lujanit

10/05/2017 13:01

“Zemra ime sot është në Lujan”: këtë, duke folur lirisht jashtë tekstit zyrtar, u rrëfeu Papa besimtarëve të gjuhës spanjolle, të pranishëm në  audiencën e përgjithshme të së mërkurës, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. E në vijim u kujtoi:

“Shtegtarët, bijtë e Atdheut tim, Argjentinës, festojnë sot Pajtoren e tyre , Zojën e Lujanit”.

Që nga zgjedhja e tij, në mars 2013, Jorge Mario Bergoglio nuk është kthyer më në vedlindje, prej këndej, nuk përjashtohet mundësia e një shtegtimi në vitin 2018, edhe pse  programi i shtegtimeve të Papës për vitin e ardhshëm mbetet ende për t’u konfirmuar. 

10/05/2017 13:01