2017-05-10 12:06:00

Papa: nënat nuk tradhtojnë, gratë e forta nuk i braktisin fëmijët


“Nënat nuk tradhtojnë. Të gjithë ne kemi njohur gra të forta që i kanë ndihmuar fëmijët e tyre në shumë vuajtje të ecin përpara”. Papa Françesku e komentoi kështu në Audiencën e Përgjithshme, fragmentin e Ungjillit të Gjonit 19, 25-27, mbi praninë e Marisë te këmbët e Kryqit të të Birit. “Në atë çast – tha Ati i Shenjtë – askush prej nesh nuk mund të thotë  se cila vuajtje ka qenë më e tmerrshme: nëse ajo e një njeriu të pafajshëm që vdes mbi drurin e kryqit, a agonia e një nëne që i shoqëron çastet e fundit të jetës së djalit të vet”.

“Ungjijtë – vërejti Papa – janë lakonik, e jashtëzakonisht të matur. Regjistrojnë me një folje të thjesht praninë e Nënës: ‘rrinte’. Nuk thonë asgjë për reagimin e saj, asnjë penelatë për të përshkuar dhimbjen e saj: mbi këto detaje do të vërsulej pastaj imagjinata e poetëve dhe piktorëve duke na kanë dhuruar imazhe që kanë hyrë në historinë e artit e të letërsisë”.

“Maria – kujtoi Papa Françesku – nuk është një grua që shkurajohet para pasigurive të jetës, posaçërisht kur duket se asgjë nuk shkon udhës së drejtë e siç duhet. Nuk është as një grua që proteston me dhunë, që nëm kundër fatit të jetës që shpesh na e tregon fytyrën e vrazhdët. Përkundrazi ajo është grua që dëgjon”.

“Mos harroni – u tha Papa besimtarëve të pranishëm në Audiencën e Përgjithshme në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan – se ekziston gjithmonë një marrëdhënie e thellë ndërmjet shpresës e dëgjimit, një grua që e pranon jetën kështu siç ajo na e dorëzon ne, me ditët e saj të lumtura, por edhe me tragjeditë e veta që nuk duam kurrë t’i hasim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.