Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa inkurajon Javën Ekumenike të fokolarinëve

Papa, në një takim me Maria Voce, kryetare e fokolarinëve

10/05/2017 13:49

Papa Françesku inkurajoi sot “pjesëmarrësit e Javës Ekumenike, organizuar nga Lëvizja e Fokolarëve”, duke i nxitur publikisht “të vijojnë rrugën e përbashkët të bashkimit, të dialogut e të miqësisë ndërmjet feve e popujve”.

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Ati i Shenjtë përshëndeti anëtarët e Lëvizjes së themeluar nga Chiara Lubich, të cilët, deri më 13 maj, janë mbledhur në Castel Gandolfo, pranë Romës. Që dje, Java e 59-të Ekumenike bashkon rreth 700 të krishterë, nga 70 Kisha dhe bashkësi kishtare të 40 vendeve.

Takimi ka për temë “Duke ecur së bashku. Të krishterët drejt rrugës së bashkimit”. Merr shtysë nga përshpirtëria e Chiara Lubich, e cila mendonte se Jezusi i kryqëzuar e i braktisur, Zoti i kohës sonë, është guri i themelit për bashkimin e të krishterëve. Gjatë këtyre ditëve, do të alternohen çaste reflektimi, dialogu e dëshmie nga zona të ndryshme të botës.

Për 500-vjetorin e Reformës Luterane do të flasin ish-presidenti i Federatës Luterane Botërore, peshkopi Christian Krause; Martin Robra nga Këshilli Ekumenik i Kishave në Gjenevë; sekretari i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit ndërmjet të Krishterëve, imzot Brian Farell; kryetarja e Lëvizjes së Fokolarëve, Maria Voce. Gjithashtu, Mitropoliti i Italisë dhe i Maltës, Gennadios Zervos, në emër të Patriarkatit të Kostandinopojës, do të mbajë një kumtesë mbi temën: “50 vjet nga takimi i parë i dy protagonistëve të dialogut: Patriarkut ekumenik Athenagoras I dhe Chiara Lubich”.

10/05/2017 13:49