Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Malajzia: dialog me katolikët. Hapet ambasada në Vatikan

Ceremoni fetare në Malajzi - AP

10/05/2017 14:24

Ndërsa Indonezia jeton një periudhë problemesh me Islamin ekstremist, Malajzia e afërt e përforcon dialogun me katolikët, duke hapur zyrtarisht përfaqësinë e vet diplomatike pranë Selisë së Shenjtë. Vendi, me shumicë myslimane, frymëzohet nga një botëkuptim më tolerant të islamizmit.

Ky hap u bë nga ministri i jashtëm malez, Anifah Aman, sipas të cilit është vënë “një gur kilomterik me rëndësi absolute” për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos përsa u përket çështjeve fetare. Lajmi u dha nga të gjitha mjetet e shtypit. Sipas gazetës Bernama, “tani Malajzia përgatitet të marrë pjesë e të kontribuojë në dialogun e nivelit rajonal dhe ndërkombëtar, në veçanti, në fushën e promovimit e të mirëkuptimit të ndërsjelltë fetar, të fenomenit të emigracionit dhe të ndryshimeve të klimës”.

10/05/2017 14:24