Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Selia e Shenjtë, OKB-së: të kapërcehen ndarjet politike për mbrojtjen e emigrantëve

Imzot Ivan Jurkoviç - RV

09/05/2017 14:11

Thirrje e fuqishme në OKB për “të mbrojtur dinjitetin” e emigrantëve, sidomos të fëmijëve. Dje, vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB-në e Gjenevës, imzot Ivan Jurkoviç, foli në një mbledhje, që i kushtohej temës së emigracionit. Prelati u kërkoi politikanëve të gjithë botës të kapërcejnë përçarjet e tyre politike e të përkrahin emigrantët, duke respektuar parimet humanitare për më të brishtët.

         Kombet e Bashkuara diskutuan për ndikimin e “Global Compact” (Veprimit Global) mbi emigracionin. Çdo emigrant, nënvizoi imzot Jurkoviç, është, në radhë të parë, njeri me të drejta themelore e të patjetërsueshme, që duhen respektuar gjithnjë. Udhëtimet e tyre janë shpesh dramatike e vetë emigrantët janë pre e shfrytëzimit dhe e dhunës. Sidomos fëmijët, të cilët ndahen nga prindërit e bien viktima të lloj-lloj shpërdorimeve. Duke kërkuar të bëhen të gjitha përpjekjet për t’u siguruar atyre arsim e të ardhme, imzot Jurkoviç theksoi se gjithçka nis nga zgjidhja e gjendjes së varfërisë, së dhunës e të konfliktit, që ekziston në anë të ndryshme të botës, por edhe nga mungesa e punës për të rriturit. 

09/05/2017 14:11