2017-05-09 14:22:00

Festa e Evropës: institucionet hapur për publikun


Sot, u kremtua në të gjithë botën, Festa e Evropës. Portat e të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian janë hapur për publikun që nga 6 maji, duke filluar nga Brukseli, pastaj më 13 e 14 maj do të pasojë Luksemburgu e më 14 maj, Strasburgu. Çdo vit, mijëra vetë marrin pjesë në vizita, debate, koncerte e ngjarje të tjera të organizuara për këtë rast, të cilat shërbejnë për t’i njohur e për t’i afruar qytetarët me institucionet, por edhe me vetë konceptin e Europës së Bashkuar.

         Pikërisht, si sot, më 9 maj 1950, u hodh hapi i parë drejt Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra-tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbikombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos, më 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe të festohej si “Dita e Evropës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.