2017-05-07 08:30:00

“Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”. Don Marjan Paloka komenton Lk 13, 31-35


Vajtimi i Jezusit për Jeruzalemin, marrë nga kapitulli i 13-të i Ungjillit sipas Lukës, është në qendër të komentit të sotëm të don Marjan Palokës për rubrikën tonë të së dielës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”. Ta dëgjojmë së bashku…

 

Vajtimi mbi Jerusalem

31 Po në atë moment iu afruan disa farisenj dhe i thanë:

“Dil e ik së këndejmi se Herodi do të të vrasë!”

32 Ai iu përgjigj:

“Shkoni e thuajini asaj dhelpre: Ja, sot e nesër po dëboj djaj e po shëroj, të tretën ditë i jap fund. 33 Porse sot, nesër e pasnesër më duhet ta vazhdoj rrugën, sepse nuk ka hije që profeti të vdesë jashtë Jerusalemit.

34 Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët e me gurë i mbyt ata që të dërgohen! Sa herë desha t’i bashkoj fëmijët e tu sikurse klluka i bashkon nën krahë zogjtë e vet ... e ju nuk deshët! 35 Mirë, pra, ‘shtëpia juaj do t’ju lihet juve!’ Jo po, unë po ju them: nuk do të më shihni më deri [që të vijë dita] të thoni:

‘Qoftë bekuar ai që vjen në emër të Zotit’!”

 








All the contents on this site are copyrighted ©.