2017-05-05 00:00:00

Kardinali Shqiptar dom Ernest Troshani, në shërbim të popullit të Zotit


Intervistë me kardinalin shqiptar, Hirësinë e tij, Dom Ernest Simoni-Troshani, gjithnjnë shërbim të popullit të Zotit, flet rreth veprimtarise dhe misionit të tij.

Kohë më parë, Kardinali shqiptar, Hirësia Tij Ernest Troshani, më 16 prill në Tiranë, u dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me çmimin “Nder i Kombit”.

Më datën 22 prill u thirr personalisht nga Papa për të marr pjesë në Meshë dhe lutje në përkujtimin e “martirëve të rinj” në bazilikën e shën Bartolomeut, në Romë.

Më 9 maj do të shkojë në një famulli kishtare në Kosovë, për kremtimin e festës së shën Nikollit, ipeshkëv.

Në fund të muajit maj, do të jetë në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Gennazzano, afër Romës, bashkë me besimtarët e shqiptarët emigrantë në Itali, në mbyllje të muajit maj, kushtuar devocionit të Zojës Bekueme.

Mbi këto dhe mesazhin për popullin shqiptar, në të gjitha trevat, në mikrofonin e Radio Vatikanit ta dëgjojmë kardinalin shqiptar, Hirësinë e Tij dom Ernest Simoni-Troshani....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.