“Të krishterët në Afrikë të japin dëshminë profetike të pajtimit, të drejtësisë e të paqes, duke i përngjarë Krishtit të mëshirshëm!”- kjo, porosia e Papës në videomesazhin për ndjetet e lutjes të muajit maj, botuar sot:
“Kur shikojmë Afrikën - pohon Papa - shikojmë shumë më tepër burimet e saj natyrore. Shikojmë gëzimin e të jetuarit e, sidomos, një arsye shprese, në trashëgiminë e pasur intelektuale, kulturore e fetare. Por nuk mund t’i mbyllim sytë edhe para luftrave vëllavrasëse - shton Papa Françesku - që i dhetojnë popullsitë dhe i rrënojnë pasuritë natyrore e kulturore. Të bashkohemi me vëllezërit e këtij Kontinenti të madh - fton Papa - e të lutemi së bashku për të krishterët e Afrikës, që të jenë dëshmitarë të paqes”.
Videoja e Françeskut është nismë globale, e mbështetur nga Rrjeti Botëror i lutjes së Papës (Apostullimi i Uratës), për të bashkëpunuar në përhapjen e ndjeteve mujore të Atit të Shentjë lidhur me sfidat e njerëzimit.
All the contents on this site are copyrighted ©. |