Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa takohet me San Suu Kyi dhe vendos marrëdhëniet diplomatike me Mianmarin

Papa Françesku takohet me Aung San Suu Kyi - REUTERS

04/05/2017 12:29

“Selia e Shenjtë dhe Republika e Bashkimit të Mianmarit, me dëshirën për të promovuar lidhje miqësie të ndërsjelltë, u morën vesh së bashku të vendosin marrëdhënie diplomatike në nivelin e Nunciaturës Apostolike nga ana e Selisë së Shenjtë dhe në nivelin e ambasadës nga ana e Republikës së Bashkimit të Mianmarit”.

Ky njoftim i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë tregon njërin nga rezultatet e rëndësishme të takimit të sotëm të Papës Françesku me ministren e jashtme të ish-Birmanisë, Aug San Suu Kyi. Simbol i rezistencës kundër diktaturës në Mianmar, Aug San Suu Kyi pati marrë Çmimin Nobel për Paqen, në vitin 1991. Është protagoniste e ndryshimeve demokratike në vendin e vet, por nuk mundi të zgjidhej presidente, sepse Kushtetuta nuk lejon në këtë detyrë njerëz të martuar me të huaj, ose me fëmijë, që kanë pasaportë të huaj. Presidenti i Mianmarit është një nga besnikët e saj, Htin Kyaw, ndërsa Aug San Suu Kyi mbetet lider e Lidhjes Kombëtare për Demokracinë

Papa Françesku i rezervoi nderet e parashikuara për kreun e shtetit nga ceremoniali vatikanas. E priti në korridorin e Sallës së fronit të vogël dhe u ndal me të për 23 minuta bisedë private. Zonja i dhuroi Atit të Shenjtë një objekt në alabastër, kurse Bergoglio, një medalje bronxi, ku shihet shkretëtira ndërsa shndërrohet në një fushë me lule. Një degë e tharë lulëzon e frytet e saj, siç nënvizohet në një notë, simbolizojnë “kalimin nga egoizmi në bashkëndarje, nga lufta në paqe, ndryshim, që ndodh kur njerëzit ua hapin zemrën vlerave të vërteta të rritjes e zhvillimit shoqëror, si shenjë e impenjimit që kërkohet nga të gjithë”.

Papa Françesku i dhuroi personalisht zonjës Aug San Suu Kyi edhe enciklikat “Amoris Laetitia”, “Evangeli Gaudium” dhe “Laudato si’”.

04/05/2017 12:29