2017-05-03 17:41:00

Rezolutë e Unesco-s për Jeruzalemin


“Çfarëdo vendimi që, duke nisur qysh sot, mund të marrë shteti i Izraelit për Jeruzalemin, nuk do të ketë kurrfarë vlere e do të jetë pa kuptim”. Kjo, pika kyçe e rezolutës, miratuar dje nga komiteti ekzekutiv i Unesco-s me njëzet vota në favor, dhjetë kundër e njëzet e tre abstenime.

Rezoluta, që u paraqit nga Algjeria, Egjipti, Libani, Maroku, Omani, Katari e Sudani, përmban një sërë dispozitash mbi viset e kultit dhe ato me vlera artistike. Teksti pohon “rëndësinë e Jeruzalemit për të tre besimet monoteiste, pa i përmendur Viset e Shenjta. Parashikohet edhe që çdo vendim i “fuqisë pushtuese izraelite” mbi Jeruzalemin - siç nënvizohet në tekst - nuk do të ketë kurrëfarë vlere. Votuan ‘jo’ SHBA-të, Britania e Madhe, Holanda, Lituania, Greqia, Paraguaj, Ukraina, Togo e Gjermania, Edhe Italia ishte ndërmjet vendeve kundërshtare, në ndryshim nga sa ndodhi për rezolutën mbi Jeruzalemin Lindor, adoptuar tetorin e kaluar.

Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano, e shpjegoi kështu qëndrimin e Italisë: “Unesco të bëjë atë, për të cilën  është themeluar. Domethënë, të angazhohet për arsimin e kulturën. Qëndrimi ynë kundër rezolutës së politizuar mbi Izraelin, është hap i rëndësishëm, mbasi dëshmon se Italia, kur nuk është dakord, voton ‘jo’, duke marrë mbi vete edhe përgjegjësinë përkatëse”.








All the contents on this site are copyrighted ©.