Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Më 1 maj filloi muaji kushtuar Zojës së Bekuar.

Correggio: La Madonna con Bambino. Palazzo Lombardia, ne Milano - ANSA

02/05/2017 10:32

Më 1 maj, filloi muaji më i bukur i vitit, muaj i luleve, kushtuar Zojës së Bekuar, së cilës njerëzmi i lutet në kor, duke përsëritur përshëndetjen e Kryeengjëllit Gabriel drejtuar Vashës së Nazaretit. I foli hebraisht apo në gjuhën aramajke Maryām, Kryeengjëlli Vashës së re hebreje, që do të bëhej Nëna e Zotit e që shqiptarët do ta përshëndesnin me fjalët: “Të falemi Mari, hirplote”?

 Në këtë atmosferë, në Itali botohet një libërth, që përmbledh lutjen mariane në 91 gjuhë të ndryshme të botës. Për hartimin e librit u shfrytëzua një botim i mëparshëm, i vitit 1931, në gjuhën frënge, realizuar nga Urdhëri i Kalorësve të Varrit të Shenjtë, që përmban 404 tekste, në po aq gjuhë e të folme vendase.

 Në botë njihen rreth njëqind gjuhë kryesore, por nuk është arritur kurrë të përcaktohet numri i saktë i gjuhëve të folura nga kombet e mëdha e nga pakicat, që jetojnë të shpërndara nëpër botë, në qytete e fshatra, në male e fusha, në pyjet e thella të Ekuadorit e në polet e ngrira të Tokës. Një gjë, veç, është e qartë: në të gjitha skajet e Planetit, në një numër të papërcaktuar gjuhësh, në bazilika, katedrale, kisha, kapela e elterë shtëpijakë, nesër besimtarët katolikë do ta përkujtojnë Zojën në ditën e parë të muajit, që i është kushtuar, duke kënduar përsëri në kor:

 Në latinisht:

Ave Maria, gratia plena,

 Dominus tecum,

 benedicta tu in mulieribus,

 et benedictus fructus ventris tui, Iesus.

 Sancta Maria, mater Dei,

 ora pro nobis peccatoribus, nunc et in hora mortis nostrae.

 Amen.

 

Në shqipen e traditës:

Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty,

 bekue jé mi gjith grá

 e bekue fryti i barkut t’yt Jezus.

 Shêjtja Mrí, âma e Tenzot,

 lutu për né mëkatnorët,

 tash e në fill të mordës s’onë.

 Ashtu Kjoftë!

 

Në shqipen e sotme:

Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty,

 e bekuar je mbi të gjitha gratë

 e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi.

 Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit,

 lutu për ne mëkatarët,

 tash e në fill të vdekjes sonë.

 Amen!

E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi nga dy meshtarë shqiptarë, një françeskan e një jezuit:

 

A ve M a r i a

 Falemi, o virgjin Mrí, o Vajzë fatmire!

 Hir-plote, si me lule â plot prendvera;

 Zoti â me Tý ; ti jé békue e dlíre,

 E zgjedhë ndër gjith grá tjera:

 Ndër gjith grá tjera prej s’ Tenzot shenjue

 Njeri m’u veshë në krahnuer t’and t’kullue.

 O Shêjtja Mrí, o Nana e Hyj’t t’ adhruem,

 Lutu për né qi për gjith dit’gabojmë;

 Lute, sa t’jemi gjáll T’And-Bír t’ Lumzuem.

 E kúr ket jetë të mbarojmë, o Shejtja Mrí,

 Ket shpirt na merr, të gzojmë gjithmonë me tý.

Atë Leonard de Martino ‘Harpa e një arbëreshi’, Venedik 1888, fq. 168

02/05/2017 10:32