2017-04-29 17:05:00

Ringjallje! Meditim frymëzuar nga Ungjilli i Dielës III të Pashkëve


Ringjallje! Meditim frymëzuar nga Ungjilli i së Dielës III të Pashkëve – 'A' (Lk. 24,13-35).

Ringjallje!

Përudhë, me dishepujt e Emmaus

Në errësirën e natës më të zezë,

n’ mundim të shpirtit trazuar,

Ti, Jezus, vjen e ecën pranë nesh,

sjell paqën aq të dëshiruar.

 

Në krah na vjen përudhë,

me hone e të përpjeta,

e na kujton se Ti vetë

je udha, e vërteta e jeta...

 

Kur fundin e prekim me dorë

e shuhen shpresat njerëzore,

në qiellin tonë ti ndez,

përsëri dritën hyjnore.

 

E kur dy krahët na këputen,

e zemra më s’shpreson,

Ti, Jezus, terrin e thellë  

me dritën e Zotit ndriçon.

 

Gjithçka kur na duket e kotë

e jeta përgjumet, pa zgjim,

atëhere ti, Zot, na e kthen

natën më të zezë në agim!








All the contents on this site are copyrighted ©.