Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku: Zoti e urren hipokrizinë, më mirë të mos besosh, sesa të jesh hipokrit

Papa gjatë homelisë së Meshës në Kajro - AP

29/04/2017 14:52

Më mirë të mos besosh fare, sesa të shtiresh si besimtar, domethënë, të jesh besimtar hipokrit. Këtë u kujtoi Papa Françesku besimtarëve në homelinë e Meshës, kremtuar në Stadiumin e Mbrojtjes Ajrore të Kajros, ditën e dytë të vizitës së tij në Egjipt:

“Përvoja e dishepujve të Emmaus - tha Ati i Shenjtë - na mëson se nuk ia vlen t’i mbushësh plot vendet e kultit, nëse zemrat tona janë bosh, pa frikën e Zotit e pa praninë e Tij; nuk ia vlen të lutesh, nëse lutja jonë drejtuar Zotit, nuk shndërrohet në dashuri drejtuar vëllait; nuk vlen shumë religjozitet, nëse nuk ke shumë fe e shumë dashuri të krishterë; nuk duhet   shumë kujdes për dukjen, mbasi Zoti shikon shpirtin e zemrën dhe e urren hipokrizinë. Për Zotin, është shumë më mirë të mos besosh fare, sesa të shtiresh si besimtar, domethënë, të jesh hipokrit!”.

29/04/2017 14:52