2017-04-29 16:58:00

Ftesë në sofrën e jetës: meditim frymëzuar nga Ungjilli i Dielës III të Pashkëve


Ftesë në sofrën e jetës: Meditim frymëzuar nga Liturgjia e së Dielës III të Pashkëve – A (Lk. 24,13-35).

Ftesë në sofrën e jetës

Ti vjen për vit përkrah

Dishepujve të Emmaus:

Na gjen ngarkuar me merzi,

të paaftë për ta shpjeguar,

të djeshmen, të sotmen, të nesërmen…

Shtegtojmë në shtigje terri,

Ti na dëgjon si flasim papushim

krejt pa kuptim…

Dëgjon, e pastaj flet:

e fjalët e dala nga buzët tua

me kuptim të ri

na djegin e na ndrisin si pishtar,

na i ndezin zemrat

e natën e bëjnë ditë.

Ti shkandullin e kryqit

s’e zhduk, që na shkallmon  

po na kujton çka vlen,

e çka nuk vlen fare në jetë:

Kujton se dashuria

vlen shumë më tepër se mëkati,

se jeta e vdes vdekjen

se gjë në botë nuk mundet

TënZoti t’i vërë cak!

Të dielë pas të diele,

ti ndalesh një çast në shtëpitë tona,

pranon të jesh miku ynë,

ulesh në sofrën tonë,

mbi të thyen Korpin tënd,  

me bukën e jetës na ushqen:

e vetëm kështu e  kuptojmë,

se Ti po na fton papushim

në sofrën e Atit Hyjnor

në festën e jetës, në amshim.








All the contents on this site are copyrighted ©.