2017-04-26 17:30:00

Kardinali Rodè, në shenjtëroren rrëzë Rozafës: “Zoti ju bekoftë e Zoja e Shkodrës ju ndihmoftë”


Përfunduan sot, në festën e Zojës së Shkodrës, kremtimet për 550-vjetorin e shpërnguljes së kësaj Zoje, nga shenjtërorja rrëzë kështjellës së Rozafës në atë të Gjenacanit, pranë Romës. Në orën 10.00, në shenjtërore, u kremtua mesha solemne nga kardinali Franc Rodè, i dërguar i veçantë i Papës Françesku. Të pranishëm ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi. Vetë kardinali slloven, siç tregoi, ka qenë në Shqipëri edhe në vitin 2008 për shugurimin e katedrales së Shën Shtjefnit, në Shkodër. Që atëherë, u tha besimtarëve, ishit të shumtë e sot jeni edhe më shumë. Feja në popullin shqiptar shtohet e njerëzit janë gjithnjë e më besnikë ndaj Kishës. Qëndroni të fortë në fe, i këshilloi, sepse ky është hiri më i madh, që mund të jetoni. “Zoti ju bekoftë e Zoja e Shkodrës ju ndihmoftë”: këto fjalë me të cilat kardinali e përfundoi meshën, përshkruajnë më së miri çfarë pritën e presin besimtarët, që e kishin mbushur plot sheshin para shenjtërores e përtej e që nuk munguan kurrë t’i luten Nënës së Këshillit të Mirë për të gjitha hallet e travajët e tyre.

Homelia e kardinalit Rodè kujtoi mërgimin e Zojës, të shoqëruar nga dy shqiptarë, më 25 prill 1467. Kujtoi më pas shkatërrimin e shenjtërores nga turqit dhe nga komunistët, që persekutuan sa s’mban më gjithë popullin shqiptar, por në veçanti katolikët. Kujtoi martirët e lum, që ky popull i dhuroi Kishës universale e ndër ta, veçoi don Mikel Beltojën, që deshi të bëhej meshtar gjatë komunizmit, pavarësisht se e dinte se do ta përndiqnin, se do ta çonin drejt kryqëzimit. E më 10 shkurt 1974, në zallin e Kirit, pikërisht në këmbët e shenjtërores së Zojës së Shkodrës, e pushkatuan duke ia humbur trupin (pra, edhe reliket) përgjithmonë në valët e lumit. Por të dëgjojmë kardinalin:

         Në mesin e njerëzve, të pranishëm në meshë, shihje të rinj e të moshuar, gra, burra e fëmijë, shihje meshtarë të rinj, si don Artur Jaku, që lexoi përkthimin në shqip të homelisë së kardinalit Franc Rodè, por edhe dëshmitarë të historisë së persekutimit e të ringjalljes së Kishës në Shqipëri, si don Gjergj Simoni. Të gjithë së bashku, iu lutën Zojës së Shkodrës:

      








All the contents on this site are copyrighted ©.