Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku, letër të dërguarit për kremtimin e 550-vjetorit të Zojës së Shkodrës

Procesion me Zojën në Shkodër

25/04/2017 12:04

Ndërsa i dërguari i veçantë i Papës Françesku për kremtimin e 550-vjetorit të shpërnguljes së Zojës së Shkodrës nga shenjtërorja rrëzë Rozafës në atë të Gjenacanit, pranë Romës, kardinali Franc Rodè, përgatitet për meshën solemne të 26 prillit, Papa Françesku i dërgon një letër, në të cilën Ati i Shenjtë kujton mërgimin e Zojës dhe vijimin e kultit të saj në Gjenacan, me emrin Nëna e Këshillit të Mirë.

         Papa nënvizon se në Shqipëri, sidomos në kryedioqezën e Shkodër-Pultit, kjo Zojë nderohet jashtëzakonisht e besimtarët e falenderojnë shpesh për të gjitha të mirat, që kanë pasur. Pikërisht për këtë kanë ndërmarrë një sërë nismash, që kulmojnë me kremtimin e 26 prillit, në shenjtëroren e saj.

         Papa Françesku kujton vështirësitë e persekutimin e katolikëve shqiptarë, por edhe vizitën e paharruar të Papës shenjt Gjon Pali II në vitin 1993, kur bekoi gurin e themelit të shenjtërores së re të Zojës, aty ku e kishin shkatërruar dy herë, turqit dhe komunistët. Duke përmendur kryeipeshkvin metropolit të Shkodrës, imzot Angelo Massafra, Ati i Shenjtë nënvizon se edhe ai vetë është i pranishëm në kremtime përmes të dërguarit të tij të veçantë, birit të Sllovenisë, kardinalit Franc Rodè, ish-prefekti i Kongregatës për Institutet e Jetës Rregulltare dhe për Shoqëritë e Jetës Apostolike. Papa e inkurajon të dërguarin e tij të veçantë, duke i kërkuar të përshëndesë, në emër të tij, ipeshkvijtë, meshtarët e besimtarët katolikë, por edhe gjithë popullin shqiptar e autoritetet civile. Në misionin e tij në Shqipëri, Papa i uron kardinalit Rodè ta ndihmojnë martirët shqiptarë, i Lumi imzot Vincenc Prennushi me 37 shokët, të cilëve u lutet për ndërmjetësim. Së fundi, Ati i Shenjtë i jep detyrë kardinalit t’u çojë të gjithëve në Shqipëri, bekimin e tij apostolik, shenjë e mirësisë dhe e dashurisë së Papës Françesku.

Po jua propozojmë letrën të plotë, në latinisht, ashtu siç është origjinali:

Venerabili Fratri Nostro

FRANCISCO S.R.E. Cardinali RODÉ, C.M.

Praefecto olim Congregationis pro Institutis vitae consecratae

et Societatibus vitae apostolicae 

 

            Quingentesima et quinquagesima anniversaria memoria appropinquante adventus praeclarae imaginis Dominae Scodrensis in sacram aedem Genatiani, prope Romam, Matri Boni Consilii dicatam, fideles dilectae terrae Albaniae Beatam Mariam Virginem singulari cultu prosequuntur eaque intercedente Salvatori gratias agunt pro omnibus beneficiis saeculorum decursu acceptis. In archidioecesi potissimum Scodrensi-Pulatensi varia incepta suscipiuntur in praeparanda praecipua festivitate die XXVI mensis Aprilis celebranda. Mater Dei enim, cuius memorata icona peculiari splendore eminet, christifideles Albanienses difficilibus temporibus auxiliis est prosecuta apud Filium suum et Dominum nostrum divina dona efflagitans. De hac re sanctus Ioannes Paulus II clare est locutus qui in visitatione apostolica in Albaniam die XXV mensis Aprilis anno MCMXCIII in cathedrali Scodrensi lapidem benedixit novi sanctuarii aedificandi atque totum Albaniensem populum Matri Boni Consilii concredidit.

His rerum adiunctis diligenter consideratis Venerabilis Frater Angelus Massafra, O.F.M., Archiepiscopus Metropolita Scodrensis-Pulatensis atque Conferentiae Episcopalis Albaniensis Praeses, humanissime rogavit ut eminentem virum mitteremus, qui Nostras vices memorato die gereret Nostramque erga istum populum dilectionem manifestaret. Ad Te autem, Venerabilis Frater Noster, qui, Sloveniae clarus filius, olim pergrave munus Praefecti Congregationis pro Institutis vitae consecratae et Societatibus vitae apostolicae diligenter exercuisti, mentem Nostram vertimus atque Te hisce Litteris MISSUM EXTRAORDINARIUM NOSTRUM nominamus ad celebrationem quae die XXVI huius mensis Aprilis apud Sanctuarium Nationale Scodrense agetur.  

Sollemni ibidem praesidebis Eucharistiae atque Archiepiscopum Metropolitam aliosque sacros Praesules, sacerdotes, religiosos viros mulieresque, publicas auctoritates atque universos christifideles Nostro salutabis nomine. Optamus etiam ut de pondere Marialis cultus in historia Ecclesiae quae est in Albania loquens, omnes adstantes sermone tuo ad diligentiore usque modo viam per Mariam ad Iesum prosequendam cohortaberis.

Nos autem Te, Venerabilis Frater Noster, in tua missione implenda precibus comitabimur intercessionem ipsius Dominae Scodrensis invocantes atque beatorum martyrum Albaniensium Vincentii Prennushi et XXXVII Sociorum. Denique Benedictionem Nostram Apostolicam libentes Tibi impertimur, signum Nostrae erga Te benevolentiae et caelestium donorum pignus, quam omnibus celebrationis participibus rite transmittes.

            Ex Aedibus Vaticanis, die XXII mensis Aprilis, anno MMXVII, Pontificatus Nostri quinto.

 

FRANCISCUS

25/04/2017 12:04