2017-04-23 12:30:00

Papa Françesku: Mbretëresha Qiellore dhe dita e emrit


Sot, në Solemnitetin e Mëshirës Hyjnore, Papa Françesku tha Lutjen e Mbretëreshës Qiellore (që zëvendëson Engjëllin e Tënzot deri në ditën e Rrëshajëve) së bashku me besimtarët e mbledhur si çdo të dielë, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Së bashku kremtuan edhe ditën e emrit të Atit të Shenjtë. Pikërisht sot, Kisha Katolike përkujton shën Gjergjin, martir e, Papa, që quhet Jorge, pra, Gjergj, feston emrin.

Ditë e rëndësishme edhe e djeshmja për të, sepse si dje, më 22 prill të vitit 1973 mori kushtet e përjetshme dhe u bë përfundimisht jezuit. Pra dje, kremtoi këtë 44-vjetor, që i ka rrënjët më 11 mars të vitit 1958, kur vendosi të hyjë në Shoqërinë e Jezusit e vijoi me rrugën e gjatë të përgatitjes e të formimit. U shugurua meshtar më 13 dhjetor 1969 e siç e thamë, mori kushtet e përjetshme rregulltare më 22 prill 1973.








All the contents on this site are copyrighted ©.