Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Himni i Martirëve

Ikona e Martirëve në Bazilikën e Shën Bartolomeut - RV

22/04/2017 17:08

Himni i Martirëve

(përkthim i lirë)

Galdojnë në qiell martirët që ecën

Mbi gjurmët e Krishtit gjithmonë,

E derdhën Gjakun për dashurinë e Tij,

Me të gëzojnë sot në TënZonë!

 

Të shumta janë provat e të drejtëve,

Por Zoti gjithnjë i shpëton,

Si atë i mirë, ua ruan të gjitha eshtrat

Asnjë t’ua thyejnë nuk lejon.

 

Shpëtimi i të drejtëve është Zoti

Në çdo provë është shqyt e mburojë

Paqen e madhe për ta veç e ruan

Mbi tokë i buti gjithnjë do të sundojë.

 

Zoti e njeh zemrën e  të mirëve,

Udhërrëfyes do të mbeten mes nesh.

Sytë e Hyjit gjithnjë janë mbi të drejtin,

E britmën e tij e përherë e ka në vesh.

 

Të drejtit kah ai britmën lartojnë,

E Zoti nga ankthi të gjithë i shpëton:

Atij, që jetën për Krishtin dhuroi

Në qiell i jep një çmim, që s’mbaron!

 

Ngadhënjyen n’për gjakun e Qengjit,

Për Të me jetë dhanë dëshmi,

Gëzoni, pra, o qiej e galdoni,

Me radhë të gjata martirësh të rinj!

22/04/2017 17:08