2017-04-21 12:49:00

Terrorizëm në Paris: humb jetën një polic dhe atentatori


Franca, edhe një herë, në morsën e terrorit. Mbrëmë, në orën 20.50, Parisi u godit në zemrën e vet, në Champs-Elysees, nga një atentator, i cili qëlloi me kalashnikov kundër një patrulle të policisë, duke vrarë një polic e duke plagosur dy persona të tjerë, para se ta vrisnin. Atentatori, 39 vjeçar, është identifikuar, por tani për tani, emri i tij nuk do të bëhet i ditur. Isis ka marrë përsipër sulmin, duke e quajtur terroristin, hero të vet. E ndërsa bëhen hetime për të gjetur bashkëpunëtorët e mundshëm, pezullohet fushata zgjedhore për të gjithë kandidatët për president, në prag të votimeve të së dielës. Ndeshja me armë ndodhi pikërisht ndërsa në televizion transmetohej debati i fundit ndërmjet kandidatëve, që vendosën së bashku të anulojnë impenjimet zgjedhore të ditës së sotme. Presidenti Hollande, nga ana e tij, mblodhi sot Këshillin e Mbrojtjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.