2017-04-21 16:40:00

Ipeshkvi i Luksorit: Papa do ta thotë meshën në stadiumin e aeronautikës


Mesha e Papës Françesku në Egjipt, më 29 prill, për arsye sigurie, do të kremtohet në stadiumin ushtarak të Aeronautikës e jo në atë civil të Kajros, siç ishte në program. Lajmin e dha për agjencinë katolike Sir, kreu i Komitetit organizator për vizitën e Atit të Shenjtë, imzot Emmanuel Bishay, ipeshkëv i Luksorit. “Së pari – sqaron ai – kjo do të na sigurojë më shumë vende për besimtarët. Nga 18 mijë vende kalojmë në 25 mijë. E kjo na lejon të plotësojmë kërkesat e shumta të besimtarëve për pjesëmarrjen në meshë. Duke qenë se është stadium ushtarak, së dyti, ofron më tepër garanci e siguri. E meqë është jashtë qytetit, ka edhe më tepër mundësi për lëvizje e parking. Vërtet, presim shumë autobusë nga çdo anë e Egjiptit”.

Më 24 prill, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të mbahet takimi me gazetarët, ku do të sqarohen të gjitha hollësitë e udhëtimit të Papës Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.