Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Imzot Vinçenc Prennushi: Nanës së Këshillit të Mirë

Zoja Keshillit te Mire

21/04/2017 12:33

Imzot Vinçenc Prennushi: Nanës së Këshillit të Mirë
M’kambë kështenim, ti nderë me i dhanë
T’madhit Zot, se dasht’nes Nanë:
Zem’r e dorë kah qielli ço,
N’lavde t’s’Lumes mos pushò !
Virgjin ty tue t’u kushtue:
T’lut’na Atdhenë me na e bekue!
T’fortë e t’lidhun bashkë me ‘i Fè,
S’druen Shqiptarët anmik mbi dhè.
T’y t’kanë Nanë, ti n’ ndihmë u vjen,
Hovet t’mbrapështëve ti ja u then.
N’uzdajë tande e n’uzdaj t’Zotit,
Qindron dheu i Kastriotit.
Me njatë shpënesë qi t’ Parët gjithmonë
Shpënesuen n’ty e ndaj Tenzonëm
Shpëneson populli, e n’ ty lumnon,
Emnin tand sot kah e bekon.
Mos na lësho pra duerësh tradhtare,
Bân t’pështojë toka e jonë shqiptare,
Deh ti, o Nanë e Këshillit t’Mirë,
Na e ndiej lutën, t’keshë deh mëshirë,
Na prijë m’këshillë, na prijë me mësim
Zemrat ti na i lidh n’bashkim.
Ti i mëshrirës jé, o Nanë, vizari,
Prandej n’ty shpëneson Shqiptari.
Para tejet tue u ndalë
Duem me u lidhun t’gjith me ‘i fjalë:
Me kenë t’út o Nanë, çme sot:
T’út përherë e t’Madhit Zot.
Ty, o e qiellve bukurija,
Po t’kushtohet sot Shqipnija. 

Vallja Popullore (Pseudonim i Imzot Vinçenc Prennushit);
‘Zani i Shna Ndout’, Prill 1914, fq 30-31 

 

21/04/2017 12:33