Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Egjipti: Al-Azhar hedh poshtë akuzat për filo-ekstremizëm

Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed el-Tayyib - ANSA

21/04/2017 16:44

Universiteti i Al Azharit në Kajro të Egjiptit hedh poshtë me forcë kritikat dhe akuzat e ditëve të fundit kundër programeve të mësimdhënies, që disa politikanë dhe intelektualë egjiptianë i konsiderojnë të afërta me ideologjitë e terrorizmit xhihadist. Në një komunikatë zyrtare, Këshilli i Lartë i studiuesve islamikë sunitë nënvizon se “sheriati ndalon çdo lloj sulmi kundër njerëzve, pavarësisht nga feja dhe besimi i tyre”. “Islami – thuhet më tej – i detyron myslimanët të mbrojnë çdo vend kulti dhe t’i trajtojnë me përzemërsi jo myslimanët”.

Përsa u përket  programeve të mësimdhënies, komunikata sqaron se “Al-Azhari është i vetmi që ua mëson islamizmin si duhet të rinjve, duke favorizuar paqen dhe bashkëjetesën paqësore ndërmjet myslimanëve dhe besimtarëve të tjerë, siç dëshmojnë miliona të diplomuar, të cilët kanë qenë e janë mbrojtës të paqes e të vëllazërimit”. Ditët e fundit, Universiteti i Al-Azharit është shprehur qartë kundër atentateve në kishat e krishtera, pavarësisht se as kjo nuk i ka bindur disa prej intelektualëve egjiptianë. Sipas tyre, problemi nuk është vetëm mësimi i fesë, por ndërthurja e fesë në të gjithë librat mësimorë. Studentëve, që mësojnë arabishten, për shembull, u duhet të mësojnë edhe Kuranin.

21/04/2017 16:44