Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Triditëshja e të rinjve fokolarinë në Lopiano: paqja, në qendër

Papa Françesku takon Maria Voce, kryetare e Lëvizjes së Fokolarëve

20/04/2017 00:30

Fillon më 29 prill e do të zgjasë tri ditë “Java e Botës së Bashkuar”, organizuar nga Të rinjtë e Fokolarëve, në rrjet me shoqata të shumta. Deri më 1 maj, në Qendrën  Ndërkombëtare të Lopianos, pranë Firences, 800 të rinj nga e gjithë bota do të mblidhen për të diskutuar, sipas mënyrës së tyre, mbi temën “Paqja: si ta projektojmë, ta ndërtojmë e ta rikrijojmë sot në Itali”. Do të jenë të pranishëm personalitete, që me punën e tyre kanë dëshmuar afërsinë me vlerat e Lëvizjes kishtare të fokolarinëve, të cilët punojnë prej kohësh edhe në Shqipëri. Parashikohet pjesëmarrja e kryetares së bashkisë së Lampeduzës, shquar për mikpritjen e emigrantëve, e një përfaqësie të rinjsh islamikë italianë, e këngëtarëve Amara dhe Paolo Vallesi, që kënduan në Festivalin e San Remos këngën “Paqe”, e të shumë shoqatave dhe organizatave kishtare e laike.

Pikërisht më 1 maj, triditëshja do të kulmojë me “Pulse. The event” (Puls. Ngjarja), shenjë e dukshme e integrimit, që do të paraqitet përmes një “flash mob”, i cili simbolizon udhëtimin e të gjithë popujve emigrantë, me historitë e tyre, që nuk pyesin për kufi, por ia besojnë detit shpresën për një jetë më të mirë.

“Duam të rivendosim në qendër kulturën e paqes – shpjegojnë organizatorët – rrahje e vërtetë e zemrës së njerëzimit. Tepër shpesh kjo fjalë abuzohet e boshatiset nga kuptimi i saj aktiv, projektues e impenjues: ne duam të tregojmë se paqja sjell ndryshime personale dhe shoqërore; prodhon një ekonomi të re, që vendos në qendër njeriun, një ekonomi në shërbim të individëve e të shoqërisë; se është motorr i proceseve të integrimit dhe të risimit”.

20/04/2017 00:30