Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa në Konçistor: barinjtë e vegjël të Fatimës shenjtorë më 13 maj

Barinjtë e vegjël të Fatimës, Françesku, Giacinta e Luçia Dos Santos

20/04/2017 12:28

Barinjtë e vegjël të Fatimës, Françesku e Giacinta, do të shpallen shenjtorë më 13 majin e ardhshëm. Kështu njoftoi Papa Françesku në Konçistorin e rregullt publik për votimin e disa çështjeve të kanonizimit, mbajtur sot paradite në Pallatin Apostolik në Vatikan. Kanonizimi do të bëhet gjatë udhëtimit apostolik të Papës Françesku në Fatima, Portugali, me rastin e 100 vjetorit të Dukjeve të Virgjërës Mari.

Pra, emocion i thellë për miliona besimtarët, që kanë devocion të posaçëm për Zojën e Bekuar të Fatimës, për kanonizimin e ardhshëm të të Lumëve Françesko e Giacinta Martò,  të cilëve, së bashku me motrën e tyre më të madhe, rregulltaren Luçia Dos Santos, vdekur në vitin 2005, iu duk Zoja e Bekuar. Kujtojmë se dy fëmijët vdiqën pak vjet pas takimeve të mrekullueshme me Zojën e Fatimës: Françesku ishte vetëm 11 vjeç, Giacinta 10.

Kanë kaluar 100 vjet që asokohe. Në kremtimin e këtij 100-vjetori, më 12 e 13 maj të ardhshëm, në Shenjtëroren mariane pranë qytezës portugeze, Papa Françesku do t’i lartojë në nderimet e altarit.

Ndërsa, ndërmjet shenjtorëve të tjerë të rinj, që do të kanonizohet më 15 tetor të ardhshëm janë të Lumtë martirë Andrea de Soveral e Ambrogio Francesco Ferro, dy priftërinj dioqezanë, Matteo Moreira, laik, e 27 Shokët martirë, që u vranë nga urrejtja për fenë, në vitin 1645, Cristoforo, Antonio e Giovanni, adoleshentë martirë,  Faustino Mìguez, meshtar skolopë, themelues i Institutit Kalasancio të Bijave Divina Pastora, dhe i Lumi Angelo da Acri, në shekull Luca Antonio Falcone, kapuçini i palodhur që, ndërmjet shekullit 17-të e 18-të përshkonte mbretërinë e Napolit, duke predikuar Fjalën e Zotit me një gjuhë të përshtatshme për njerëzit e thjeshtë.

20/04/2017 12:28