Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: jetojeni çdo ditë Ungjillin e dashurisë së krishterë

Papa në mes të shtegtarëve - AP

19/04/2017 14:23

“I inkurajoj  të gjithë ta jetojnë çdo ditë Ungjillin e dashurisë së krishterë”. Është porosia e Papës gjatë përshëndetjes drejtuar shtegtarëve të gjuhës italiane në audiencën e përgjithshme, në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa kujtoi edhe rregulltaret e instituteve të ndryshme, të pranishme në kursin e organizuar nga Usmi (Bashkimi i eproreve të mëdha italiane):

“Uroj që ky takim të jetë për të gjithë rast për t’u bashkuar përsëri me Jezusin e me mësimet e tij” - tha Papa - e në vijim përshëndeti të rinjtë, të sëmurët dhe të sapomartuarit:

“Të dashur të rinj, posaçërisht ju, djem të Dëshmimit së fesë, të dioqezës së Milanos e të Kremonës, jetojeni plotësisht mesazhin e Pashkëve, duke dëshmuar kudo paqen, dhuratë e Krishtit të ngjallur.

Të dashur të sëmurë, shikojeni gjithnjë Atë, që ngadhënjeu mbi vdekjen e që na ndihmon t’i pranojmë vuajtjet si çast i zgjedhur ringjalljeje e shëlbimi.

Të dashur bashkëshortë të rinj, jetojeni përvojën e përditshme familjare me vetëdijen e pranisë gjallëruese të Jezusit në shtëpitë tuaja”.

19/04/2017 14:23