2017-04-19 11:59:00

Papa Françesku: krishterimi nuk është ideologji as sistem filozofik


“Krishterimi nuk është një ideologji, nuk është një sistem filozofik, por një udhëtim feje që niset nga një ngjarje. Krishterimi – me fjalë tjera – është hir që lind nga mahnitja e një takimi”. Kështu pohoi Papa Françesku në katekizmin e tij shtjelluar sot paradite gjatë Audiencës së Përgjithshme, mbajtur në Vatikan. “Ky – shpjegoi Ati i Shenjtë Bergoglio – është fakti: Jezusi ka vdekur, është varrosur, është ngjallur e është shfaqur. Nëse e gjithë kjo do të kishte përfunduar me vdekje, në Të do të kishim një shembull dedikimit suprem, por kjo nuk do të kishte mundur të lindte fenë tonë. Sepse feja lind nga ringjallja. Të pranosh se Krishti ka vdekur, dhe ka vdekur i kryqëzuar, nuk është një akt feje, sepse ai është një fakt historik. Ndërsa të besosh se është ngjallur po. Feja jonë pra, - theksoi Papa Françesku – lind në mëngjesin e Pashkëve. E Jezusi është këtu, është akoma në shesh me ne”.








All the contents on this site are copyrighted ©.