Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku emëroi të Dërguarin e Tij të Veçantë në Shenjtëroren e Shkodrës për 550 vjetorin e ardhjes së Zojës në Genazzano

Zoja e Shkodres Nena e Keshillit te Mire - RV

19/04/2017 12:10

Papa Françesku emëroi kardinalin Rodé të Dërguar të Tij të Veçantë në Shenjtëroren Kombëtare të Shkodrës me rastin e 550 vjetorit të ardhjes së Zojës së Shkodrës në Genazzano.

Ati i Shenjtë Françesku ka emëruar Hirësinë e Tij Kardinalin Franc Rodé, C.M., Prefekt nderi i Kongregatës së Vatikanit për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, të Dërguar të Tij të Veçantë për kremtimin që do të mbahet më 26 prill 2016 pranë Shenjtërores së Shkodrës, me rastin e 550 vjetorin e ardhjes së “Zojës së Shkodrës” në Kishën e Gennazzano-s, afër Romës, kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë.

Pra, sivjet mbushen 550 vjet qëkur, sipas traditës së Kishës katolike, ikona e Zojës së Këshillit të Mirë a Zojës së Shkodrës, Pajtores Qiellore të Shqipërisë, u përcoll mrekullisht nga Shkodra drejt Genazzano-s, afër Romës, ku ndodhet qysh asokohe e deri më sot.

19/04/2017 12:10