2017-04-19 12:01:00

Letra e Papës presidentit të Brazilit. Këtë vit nuk shkon për vizitë


Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë konfirmon se “disa ditë më parë Ati i Shenjtë Françesku i ka dërguar një letër personale” presidentit brazilian Michel Temer. Letra “nuk është publikuar, sepse ka natyrë private”. “Është përgjigjja e Papës për një letër” me të cilën kreu i shtetit “e ftonte Atin e Shenjtë Bergoglio  të shkonte në Brazil gjatë vitit 2017 për 300-vjetorin e Aparecida-s”.

Papa Françesku u përgjigj se “fatkeqësisht nuk mund të shkojë, sepse ka impenjime të tjera”. Përveç kësaj, përfundon Salla e Shtypit e Vatikanit, “meqë vetë presidenti Temer, në letrën e tij, i referohej impenjimit për të përballuar problemet shoqërore të vendit, Papa e nënvizon atë aspekt dhe inkurajon punën për promovimin e më të varfërve”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.