2017-04-19 14:44:00

Krizë në Venezuelë: meshtari vdes për mungesë ilaçesh


Venezuela vijon të jetojë në një situatë të rëndë. Mungojnë ushqimet dhe ilaçet. Një nga viktimat e fundit është atë Josè Luis Arismendi, 35 vjeç. Për dy ditë meshtari priti të arrinin ilaçet e domosdoshme për të mjekuar meningjitin, pranë Spitalit universitar të Los Andes. Ilaçet nuk arritën me kohë e meshtari vdiq, më 15 prill.

Antibiotikët e dërguar nga kardinali Porras nuk arritën në kohë

Për fat të keq, edhe ndërhyrja e kardinalit Baltazar Porras, kryeipeshkëv i Meridës, shkoi kot. Prelati arriti t’i gjejë ilaçet e nevojshme në Caracas. por antibiotikët e domosdoshëm për ta mjekuar sëmundjen, nuk arritën në kohë. Atë Josè Luis Arismendi - njofton agjencia Fides - ishte meshtar prej dy vjetësh e punonte pranë dioqezës së Cabimas, në shtetin Zulia.

Denoncimi i Human Rights Watch

Dje Human Rights Watch, në raportin kushtuar ndikimit të situatës mbi një numër të madh venezuelanësh, që po vërshojnë në kufi me Brazilin, i nxiti vendet latinoamerikane të ndërhyjnë pranë qeverisë së presidentit Maduro për ta zgjidhur këtë krizë të thellë, që ka pushtuar vendin.  Herët o vonë - pohoi drejtori i Human Rights Watch, Josè Miguel Vivanco – Brazili dhe vendet e tjera të rajonit duhet të bëjnë presion mbi qeverinë e Venezuelës, që të mos e mohojë më krizën e të marrë masat e nevojshme për t’i dhënë fund”.








All the contents on this site are copyrighted ©.