Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Koha e Librit: LEV me 500 tituj të Papës aktual e të Papës së nderit

Panairi i Librit në Milano - ANSA

19/04/2017 13:00

Shtëpia Botuese e Vatikanit “LEV” merr pjesë në Sallonin “Koha e Librit” në Milano, duke ekspozuar 500 tituj në katalogun e fundit, me vëmendje të veçantë për Papën Françesku, i cili paraqitet me të gjitha librat e publikuar deri më sot. I fundit është vëllimi, që i kushtohet vizitës së tij në Milano. Ndër veprat e ekspozuara sinjalizohen shkrimet e Papës së nderit, Benedikti XVI, në 90-vjetorin e lindjes. Të shumtë janë librat e tij kushtuar Shkrimit Shenjt dhe teologjisë.

Parashikohen dy ngjarje: njëra, të premten, në orën 18.00, kushtuar Fjalorit të Biblës me autor Giuliano Vigini-n, për të cilin do të flasë imzot Fortunato Frezza dhe; tjetra, të shtunën, më 22 prill, e do të jetë një shëtitje në kuzhinën e shefit kuzhinier Filippo La Mantia. Gjatë kësaj pasditeje do të lexojë disa pjesë aktorja italiane Maria Carla Aldisio.

Paneli i Shtëpisë Botuese të Vatikanit merr pjesë kështu, në edicionin e parë të Sallonit “Koha e Librit”, që propozon si temë të parë “Alfabetin”, me të cilin nënkuptohen jo vetëm shkronjat, por edhe numrat, simbolet, gjestet. Një kub në qendër të zonës së caktuar për Vatikanin, mbi një dysheme prej rrëshire artificiale ngjyrë ari e vëmendje e veçantë për teknologjinë: këtë mund të shohin vizitorët. Plotëson praninë e Selisë së Shenjtë, një ekspozitë e Giovanni Chiaramonte me titull “Të jetojmë duke ecur”, që i kushtohet tweet-eve të Papës Françesku e mund të shihet edhe online. Po online mund të konsultohet edhe katalogu 2017 i Shtëpisë Botuese të Vatikanit.

19/04/2017 13:00