Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Ipeshkvijtë polakë: të trishtuar për mospranimet e shumta të refugjatëve

Familje emigrantësh - ANSA

19/04/2017 15:52

Përgjegjësi për emigracionin pranë ipeshkvisë polake, Imzot Krzysztof Zadarko, shpreh trishtimin e thellë për të dhënat e fundit, sipas të cilave vetëm 4% e polakëve janë plotësisht në favor të mikpritjes së refugjatëve të ardhur nga Lindja e Mesme, në luftë.

Shtohet numri i polakëve, që i kundërvihen pranimit të refugjatëve

Sondazhi i institutit polak Cbos (Qendra e analizës së opinionìt publik) - kujton agjencia Sir - vëren se një pjesë e mirë e popullsisë (rreth 74%),  është në kundërshtim me sistemimin e refugjatëve të ardhur në Bashkimin Evropian nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Që nga dhjetori i vitit 2015, numri i polakëve që i refuzojnë emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, ia kalon gjithnjë më shumë atyre, që janë dakord për t’i pranuar. Ndërsa më se 55% e polakëve është gati t’i pranojë refugjatët ukrainas pa dallim feje dhe etnie.

Ndihma në vend për popullsinë siriane nuk mjafton

Duhet ta hapim më shumë zemrën për të afërmin në vështirësi - nënvizon imzot Zadarko - që vëren sesa e papërshtatshme është, në situatën e sotme, ndihma në vend, e propozuar nga qeveria polake si rrugëzgjidhja më e mirë për sirianët të cilët - nënvizon prelati - ikin me mijëra nga lufta.

19/04/2017 15:52