2017-04-19 16:49:00

Atë Gjergj Fishta: Zoja e Shkodrës - Shkodra Zojës


Zoja e Shkodrës

1 Kúr permbrenda atij Tempullit të rí,
Mue per nen dollma t’Rozafatit true,
N’gjûj shoh Shkodranin ulë me pervûjtní,
M’bjen n’mend se Zoja e Shkodres më thonë mue.

2 E kúr per rreth e qark t’eltervet t’mí,
Si stina e bukur t’nise me lulzue,
Fmín e Shkodranit ndiej tue m’kndue n’brohrí,
Vedin Shkodrane  m’ kandet me e kujtue

3 Por edhe atë herë, po, kúr Shkodrani t’kjajë
E t’ dnesë nder t’ vshtira, neper t’ cillat jeta
Ati i pershkohet, syt mue m’mbushen m’vajë,

4 E askurr nuk lâ pingul që Shkodren zhgjeta
E mnís s’ qiellës t’a shinojë, perse e verteta
Âsht kjo: qi Shkodra â’  emja e un e sajë.

Atë Gjergj Fishta: Vallja e Parrizit”, fq. 62, 1941

Shkodra Zojës

1 Atë botë mbi Shkoder kúr mâ i bukur dielli
Ndritte, e larg nâmi ksajë mbi tokë kumote,
Perpara elterit t’And Shkodrani fielli
Vîte, e Ty lavde me haré t’këndote.

2 E kúr mbi Shkoder xû m’u muzgun qielli
E per tê t’vshtira m’u endun stinë e mote,
Me Ty Shkodrani zêmren prap e kthielli,
Kah gurt e lterit t’And me lot rigote.

3 Por edhe sod Shkodra pshtjellë âsht n’ zí
E jeten si n’nji vorr ajo âsht tue shkue,
Shkodrani Ty po t’ ngrehë nji tempull t’ rí.

4 A ‘i mend, prá, o Zojë, se doret ké me lshue
Shqipninë e mjerë, e se edhe s’ke me ndí’
Dhimbë për Shkodrani, kurr qi s’t’ ka harrue?

Sipas Atë Gjergj Fishtës “Vallja e Parrizit”, fq. 62, 1941








All the contents on this site are copyrighted ©.