Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Atë Luis Dri, “prifti i shenjtë” për të cilin flet shpesh Papa Françesku

Atë Luis Dri - RV

19/04/2017 17:59

Frati kapuçin, atë Luis Dri, bashkatdhetar i Papës Françesku edhe për origjinën italiane, është bërë i famshëm, sepse vetë Ati i Shenjtë e përmend në raste të ndryshme: i fundit, më 2 marsin e kaluar, në fillim të Krezhmëve, kur u dhuroi meshtarëve të Romës librin e tij me titull “Mos kij frikë të falësh”. Atë Dri jeton në Buenos Aires, në shenjtëroren e Zojës së Pompeit, e njerëzit e njohin si “meshtari, që rri gjithnjë në rrëfyestore”. Ka lindur një ditë pas Papës së nderit, Benedikti XVI.

Përsa u përket lavdërimeve të Papës Françesku, ka thënë: “Mendoj se është vlerësim, që nuk e meritoj. Gjithçka nisi kur ai ishte kardinal këtu: folëm disa herë e që nga ajo kohë konfidenca shtohej. Unë e vlerësoj jashtëzakonisht, por dua të sqaroj se nuk jam ndonjë person i përgatitur me ndonjë arsim të lartë apo diçka tjetër: shkolla ime ka qenë vetëm jeta. Rrëfej çdo ditë e gjithë ditën, ashtu si Atë Pio në San Giovanni Rotondo dhe Atë Leopoldi në Padovë. Nga Papa mësova gjuhën e gjesteve: kur vjen një pendestar, i puth duart, sepse dua ta ndjejë që e mirëpres, e dëgjoj dhe e shoqëroj”.

 “E kam njohur Papën Bergoglio në vitin 2000 – pohon atë Dri – kur erdhi në këtë shenjtërore për shugurimin e elterit. Si gjithmonë, erdhi me autobuz: askush nuk e ka parë të marrë taksi. Edhe atë ditë, nuk e gjenim dot: si gjithnjë, ishte në kapelë, në lutje para Zojës. E di se shumë e kritikojnë; atëherë, mendoj për Jezusin dhe për shumë vetë, që e donin”. Atë Dri vjen nga një familje e madhe: 10 motra e vëllezër, prej të cilëve nëntë rregulltarë. Meshkujt janë të gjithë kapuçinë, ndërsa femrat, të gjitha Bija të Zojës së Merçedes.

19/04/2017 17:59