2017-04-18 12:23:00

Pashkët në Kosovë në shenjën e paqes e të shpresës së ringjalljes


Kremtimi i Pashkëve në Kosovë, kaloi në shenjën e paqes e të shpresës së ringjalljes. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt..

Pashkët e Bardha vet paqja e dashuria mes njerëzve

Festa e Pashkëve ne Kosove, fal Zotit, u kremtua ne atmosfere solemne ne te gjitha famullitë kishtare të saj, ndonëse me shqetësime te vogla e me forca te shtuara te sigurisë pas paralajmërimeve se do te kete akte terroriste.

Kisha Katedrale “Shën Nene Tereza” ne Prishtine, ne Meshen e Natës së Pashkëve te shtunën mbrëma dhe te Dielën ne Ditën e Pashkëve ishte e mbushur plot e përplot me besimtare e qytetare vullnetmire, te cilët me ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dode Gjergjine e meshtarë te tjerë dhe motra e seminariste,  kremtuan te gezuar Ngjalljen e Krishtit Zot, me shprese te ringjalljes se shpirtit njerezor per te mbizoteruar edhe me tej paqja, toleranca, pajtimi e dashuria mes njerezve te ketij nenqielli, e kudo ne boten mbare!.

Nderkohe, ne mbremjen e te Dieles, Imzot Dode Gjergji ne rezidencen e tij, organizoi pritje solemne,  ku ne mesin e shume te pranishmeve, moren pjese  edhe  kryeimami i Bashkesise Islame te Kosoves, myftiu Naim Ternava, ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ish presidentja e vendit Atifete Jahjaga, deputete te Kuvendit te Kosoves, e te tjere.

“Ne te kremten e Pashkeve  u theksua mbizoterimi  i së mirës mbi te keqen dhe jeta mbi vdekjen, prandaj mos keni frike”! Kshtu i pershendeti dhe falenderoi te pranishmit, Imzot Dode Gjergji  duke u sherbyer me porosine e Jezu Krishtit Zot.  Ai tha se porosia e pare e Jezu Krishtit per njerezimin eshte thirrja per paqe e dashuri!.

“Ky eshte besimi yne dhe Krishti sot eshte ngjallur nga te vdekurit. Porosia e pare qe Krishti u ka dhene nxenesve te tij ka qene "paqja mbi juve" sepse ai ka dashur qe ta ndryshoje zemren e njeriut qe asnjehere te mos kete urrejtje por  te kete vetem paqe e dashuri”, u shpreh  ipeshkvi.  A shtoi se Paqja e vertete eshte ajo, qe e ka burimin ne drejtesine e Zotit, ajo qe eshte e mundur dhe vertete eshte e mundur, ndonese ajo, pra paqja,  ne vendin tone ende nuk ka depertuar ne mendjen e ne zemren e gjithe secilit, e ndonjehere kemi edhe pasoja te dhimbshme. “Prandaj i lutem Zotit per sa me shume dashuri e paqe  ne mesin tone” uroi ipeshkvi.

Ai nga pritja ne rezidencen e tij, falenderoi  policinë e Kosovës  per angazhimin e tyre, sepse siç tha,  eshte gjest dashurie e kujdesi per te ruajtur paqen dhe njekohesisht per te ruajtur solemnitetin e kesaj feste.

Ipeshkevia e Kosoves, per te kremten e Pashkeve eshte pergezuar nga kreret e te gjitha institucioneve shtetrore e fetare te vendit. Per shume mot Pashket!.

Nga Prishtina Rabie-Mrika Ibraj
 








All the contents on this site are copyrighted ©.