Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 18 prill kalendari kishtar përkujton Shën Eleuterin e Ancian, martirë

Ngjallja e Krishtit - RV

18/04/2017 12:09

Sot më 18 prill, Kisha katolike ndërmjet shumë shenjtorësh, përkujton edhe Shën Eleuterin, ipeshkëv i Ilirikut e Ancien, nënën e tij, shenjtorë martirë.
Aktet apo shkrimet që flasin për martirizimin e Eleuterit, si ato greke (BHG, I, fq. 173-749 , ashtu edhe ato latine (BHL, i, fq. 368, NN. 2450-52), kanë më tepër karakter legjendar. Sipas shkrimeve greke, më të vona se shekulli V, Eleuteri, biri i Ancies, vejushë e konsullit Eugjenio, u shugurua diakon ose meshtar e më pas edhe ipeshkëv nga një farë Aniçeti. I dërguar si ipeshkëv në Ilirik, qe kapur nga Feliçi i cili e çoi në Romë ku u gjykua nga Perandori Adrian. Gjykimi nisi me premtime e përfundoi me dënimin me vdekje të Eleuterit e të nënës së tij. U martirizuan më 15 dhjetor.
Përkthimi latin i tekstit grek, i realizuar aty nga shekulli VIII, na tregon se Aniçeti, pasi e shuguroi Eleuterin, e çoi të kryente shërbimin ipeshkëvnor në Apuliam Aecanam civitatem, prej nga u kthye, së bashku me të ëmën, në Romë, ku edhe u mbyt më 18 prill. Gjithsesi ai hyri në martiriologun Romak me atributin “ Episcopi Illyrici” – “Ipeshkëv i Ilirikut” . E kjo përmes veprës së Baronios, i cili u mbështet ndër librat në gjuhën greke.

18/04/2017 12:09